top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI MORI PJESË NË PËRURIMIN E BUSTIT TË GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUT NË HORËN E ARBËRESHVE NË SIÇILI.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Siçili, Itali | Kryetarja e Kuvendit, të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Horën e Arbëreshëve, vendbanimit më të madh arbëresh në Siçili, u paraqit me veshjen kombëtare me rastin e përurimit të statujës së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

 

Ajo u mikprit me këngë e me vallet e arbëreshëve të Italisë, të cilët ruajtën me shumë fanatizëm gjuhën e tyre shqipe për 600 vjet, por edhe kostumet e mrekullueshme, traditat dhe kulturën e pasur shpirtërore.

 

Teksa festojnë Ditën e Themelimit të vendbanimit të tyre, pasardhësit e bashkëluftëtarëve të Gjergj Kastriot Skënderbeut manifestuan me krenari rrënjët e tyre kombëtare që i lidhin me vendin amë, me Shqipërinë, dhe i mikpritën me dashuri e bujari delegacionet e mbërritura nga Shqipëria dhe nga Mërgata.

 

Për t’iu bashkuar gëzimit të tyre me rastin e ngritjes së përmendores së Heroit tonë, mbretit të parë të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut, e për të dëshmuar afërsinë, kujdesin, dhe ndjenjat e pamohueshme vëllazërore, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali i ka surprizuar, por edhe ngazëllyer banorët vendas, duke u veshur me kostumin e tyre tradicional, si për t’u sjellë një mesazh e porosi nga Shqipëria: Ne jemi një!

 

Bustet e tij dhe emri i Skënderbeut u japin hijeshi shesheve dhe rrugëve në Tiranë, Prishtinë, Romë, Gjenevë, Zyrih, Paris, Londër, Bruksel, Budapest, Shkup e madje edhe në Miçigan e Çikago, në Shtetet e Bashkuara.


Tani Gjergji vjen në bronz si shenjt mbrojtës dhe monument kujtese edhe në qytetin tuaj, si për të na kujtuar ne të gjithëve, që na bashkon një ‘gljuhë e një gjak’, se secili nga ne sot, e fëmijët tanë nesër, do të jemi po secili një gur në piedestalin e pavdekshëm të Kastriotit tonë”, tha kryetarja Spiropali.

 

Aktivitetet në Horën e Arbëreshëve janë të shumta këto ditë.

 

Kryetarja Spiropali ka vizituar muzetë vendorë, kishat, bibliotekat, institucionet shtetërore dhe ka biseduar e kuvenduar shqip me arbëreshët patriotë e mikpritës të Siçilisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page