top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI: AT ZEF PLLUMI SHEMBULL PËR ÇDO POLITIKAN QË KA ORIENTIM DREJTËSINË SOCIALE | SOT U PËRKUJTUA 100-VJETORI I LINDJES SË AT ZEF PLLUMIT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Sot u përkujtua 100-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, një figurë e madhe françeskane dhe një nga njerëzit më të shquar të letrave, kulturës dhe qytetërimit shqiptar.

 

Në përkujtim të kësaj dite, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, vlerësoi se angazhimi i tij kulturor, social e politik, në kuptimin më të gjerë, mbetet shembull për çdo politikan vullnetmirë që ka orientim themelor drejtësinë sociale.

 

Me jetën e tij të mbushur me dhimbje dhe vuajtje për shkak të besimit dhe ideve të tij, krijoi një model që u bë pjesë e ndërgjegjes kombëtare dhe identitetit europian të shqiptarëve”, tha kryetarja Spiropali.

 

Përmes librit të tij ‘Rrno vetëm për me tregue’, na dha një udhëzues të rëndësishëm se si ky model mund të frymëzojë të gjithë: besimtarë dhe jo besimtarë, të varfër dhe të pasur, qeveritarë dhe qytetarë, të majtë dhe të djathtë, në fshat dhe në qytet, nga lindja në perëndim, nga veriu në jug”, tha ajo.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page