Sarandë, Shqipëri | Znj. Blerina Bala, kryetarja e komanduar e bashkisë së Himarës dha dorëheqje.
Dorëheqja është zyrtarizuar pak minuta më parë. Nuk dihen ende arsyet e saj.
Znj. Bala u komandua në këtë post rreth dy muaj më parë - konkretisht më 29 mars 2024.
Ajo u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, z. Jorgo Goro dhe z. Fredi Beleri përfunduan nëpër burgje.
Sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor Këshilli Bashkiak i Himarës do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar, deri sa të mbahen zgjedhjet vendore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit