
Tiranë, Shqipëri | Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, vizitoi në burgun e Fierit ish-deputetin e PDSh-së Ervin Salianji.
Kryetari Berisha shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i PDSh-së Flamur Noka.
Kjo është vizita e parë e tij në burgun ku po vuan dënimin z. Salianji.
Ai u vetëdorëzua në polici më 27 shtator të vitit 2024, pasi dënua me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata e Apelit me një vit burg për “Kallëzim të rremë”, i akuzuar për inskenimin e audiopërgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës, në atë që njihet si çështja “Babale”.
Pas daljes nga burgu i Fierit, z. Berisha tha se z. Salianji po vuan dënimin penal vetëm e vetëm se i shërbeu vendit.
“Erdha këtu dhe takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, që dergjet, vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit, iu shërbeu qytetarëve, kreu detyrën e tij, obligimet e tij duke denoncuar në atë kohë, klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, klanin e Geron Xhafës.
Ervin Salianji, siç dihet, bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar në të cilën faktohej se Agron Xhafa, njeri dhe ai me tre emra, drejtonte trafiqet nga Gjiri i Vlorës drejt Italisë.
Gjendja e Salianjit është natyrisht e një njeriu që përballet me një padrejtësi ekstreme, nuk mund të mos jetë një situatë e papranueshme. Vendosmëria e tij në këtë betejë është e plotë”, tha z. Berisha.
Z. Berisha deklaroi se z. Salianji i bëri dhuratë dy libra.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments