top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KRYETARI I PARTISË DEMOKRATËT EUROATLANTIKË LULZIM BASHA KËRKOI SOT PËRFSHIRJEN PËR DISKUTIM NË KOMISIONIN E LIGJEVE TË PAKETËS SË PROPOZUAR PËR SPAK-un QË AI E KA DEPOZITUAR PREJ NJË VITI NË KUVEND.

Tiranë, Shqipëri | Kryetari i Partisë Demokratët Euroatlantikë Lulzim Basha kërkoi sot përfshirjen pa vonesë për diskutim në komisionin e ligjeve të paketës së propozuar për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që sipas tij, ai e ka depozituar prej një viti në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

 

Ne kërkojmë që të fusim pa vonesë për diskutim në komisionin e ligjeve paketën e propozuar për SPAK, e cila mundëson nga njëra anë burime financiare dhe njerëzore adekuate, në mënyrë që SPAK të mos mbetet peng i mungesave të burimeve njerëzore dhe financiare, për të avancuar me dosjet e nxehta të korrupsionit dhe me kallëzimet e shumta, duke përfshirë dhe ato nga ne drejt qeverisjes më të korruptuar që ka njohur Shqipëria në këto 34 vite që është qeveria e Edi Ramës”, tha në një konferencë me mediet kryetari Basha.

 

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për atë që ka plasur që është maja e ajsbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar. Bëhet fjalë për praninë e këtyre helmeve në mënyrë të përditshme në Elbasan dhe në të gjithë vendin dhe rrezikun e tmerrshëm për pasojat e shëndetësore që kjo ka për qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë”, tha ai më tej në fjalën e tij.

 

“Kush voton për Edi Ramën vazhdon mban Sali Berishën në krye të opozitës dhe kush voton Sali Berishën, mban në pushtet Edi Ramën.

 

Qëndrimet tona janë qëndrime të pandryshuara sa i takon kauzës që kemi. Dhe sot nuk mund të hiqet asnjë paralele me një Parti Demokratike të marrë peng nga një i shpallur non grata dhe në arrest shtëpie për korrupsion rreth të cilit një grup njerëzish që e shajnë nga mëngjesi në darkë dhe pastaj para ekranit bëjnë servilin për të kapur një karrige.

 

Ky është një ndryshim besoj si nata me ditën, bardhezi”, tha kryetari Basha në mbyllje të fjalës së tij.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page