Uashington, Amerikë | Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Maik Xhounsoun (Mike Johnson) i ka dërguar një letër presidentit ukrainas Zelenski, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të ambasadores së Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova.
Kryetari Xhounsoun (Johnson) kritikoi një ngjarje të organizuar nga ambasadorja Markarova, duke e quajtur atë një fushatë politike partizane që favorizon demokratët dhe duke pretenduar se minon besimin republikan.
Letra thekson se vendet e huaja duhet të shmangin ndërhyrjen në politikën e brendshme amerikane përpara zgjedhjeve të nëntorit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments