Vlorë, Shqipëri | Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha foli mbi situatën e zjarrit në fushën e mbetjeve, zjarr që prej më shumë se 24 orë vijon të ketë ende vatra të ndezura.
“Të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe punë, por era e fortë ka krijuar përhapjen e tymit.
Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi.
Por është dorë njeriu pas zjarrit. Pasi me parë kemi pasur temperatura edhe më të larta dhe nuk kemi pasur situatë”, tha z. Dredha.
“Prej momentit të parë, Bashkia Vlorë ka angazhuar në terren Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Zjarrefikësen (MZSH), Drejtorinë e Emergjencave Civile dhe të Infrastrukturës. Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme dhe vazhdon të jetë pa ndërprerje për përballimin e situatës.
Informojmë gjithashtu, se na janë bashkuar me ndihmë në mjete dhe njerëz: Ministria e Mbrojtjes (2 mjete me zinxhir dhe dy kamionë vetëshkarkues), Albpetrol me dy zjarrfikës, kompania që po ndërton aeroportin me një mjet me zinxhir dhe 3 kamionë” shtoi më tej z. Dredha.
“Kompani të tjera kanë kontribuar me një buldozer me zinxhir dhe 5 kamionë.
Sqarojmë komunitetin se puna vazhdon pa ndërprerje deri në stabilizimin e situatës, edhe pse kushtet klimatike kanë qenë të disfavorshme për shkak të erës së madhe”, tha ai më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments