top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KRYETARI I BASHKISË SË TIRANËS ERJON VELIAJ: NGA 1 JANARI 2025 TRANSPORTI PUBLIK DO TË JETË FALAS PËR PENSIONISTËT.

Tiranë, Shqipëri | Duke filluar nga viti tjetër, pensionistët do të udhëtojnë falas me transportin urban në kryeqytet.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë inspektimit të shërbimit të linjës nr.2 të urbanëve që operojnë në kryeqytet, tha se Bashkia e Tiranë do të subvencionojë transportin për të moshuarit.

 

Lajmi i mirë për pensionistët është se nga 1 Janari ne do të subvencionojmë transportin publik për ta.


E kuptoj që inflacioni, çmimet janë një stres për pensionistët dhe teksa qeveria po mendon për rritjen e pensioneve, bashkia do të japë kontributin e saj, duke e bërë udhëtimin falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët e qytetit të Tiranës”.

 

Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve sepse gjatë kësaj periudhe po transformojmë një pjesë të madhe të stacioneve.


Do të vihen tabelat e reja, sipas një metodologjie që përdoret edhe në Paris, në Londër, apo Nju Jork; pra qytetarët do ta dinë saktësisht se ku ndodhet autobusi dhe si mund të lidhen me një linjë tjetër.


Për momentin jemi duke punuar në 137 stacione, ku po vendosim tenda, tabela etj, dhe në momentin që qytetarët kanë autobusë me ajër të kondicionuar, stacione me tabela elektronike, që tregojnë ekzaktësisht sa do të jetë koha e pritjes, unë besoj se kemi mbërritur një fitore të jashtëzakonshme për një nga sistemet më të degraduara që gjetëm në Tiranë, totalisht të privatizuar dhe pa kontroll nga bashkia”, tha kryetari Veliaj.

 

Sipas kryetarit Veliaj, të gjitha linjat e Tiranës tashmë janë hedhur në Google Maps, gjë që u vjen në ndihmë jo vetëm qytetarëve të vendit, por edhe turistëve të shumtë që vizitojnë Tiranën.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page