KRYEPESHKOPI I SHËN FRANÇESKUT SALVATORE KORDILEONE (CORDILEONE) KRITIKOI ILLN MASKUN (ELON MUSK) PËR FAKTIN SE KA 13 FËMIJË ME KATËR NËNA TË NDRYSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 18
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Kryepeshkopi i Shën Françeskut (San Franciskos) Salvatore Kordileone (Cordileone) ka kritikuar z. Illn Mask (Elon Musk) për faktin se ka 13 fëmijë me katër nëna të ndryshme.
“Kjo është e admirueshme, por së pari martohu dhe duaje edhe nënën e fëmijëve të tu”, tha kryeprifti konservator në rrjetin social virtual IKS (X), pasi shefi DOGE-es, i cili, së fundmi u raportua se gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të ri, tha se gëzimi i tij më i madh në jetë.
Z. Mask (Musk) u martua vetëm me një nënë të fëmijëve të tij, Zhastin Maskun (Justine Musk), me të cilën kishte gjashtë, duke përfshirë fëmijën trans të quajtur Vivien dhe të parëlindurin e tij Nevada, i cili vdiq në djep.
Shefi i Tesla-s më vonë pati tre fëmijë të tjerë me këngëtaren kanadeze Grimes dhe tre të tjerë me ekzekutivin e Neuralink-ut Shivon Zilis.
Komenti i kryepeshkopit Kordilione (Cordileone) erdhi pasi ndikuesja shlli St. Klleër (Ashley St Clair) pretendoi se kishte një fëmijë me z. Mask (Musk).
Manjati as e konfirmoi dhe as nuk e mohoi, duke u kufizuar në përgjigjen e shqiptuar në iks (X-it) me tekstin: “Ua”.
Një nga fansat e z. Mask (Musk) e mbrojti atë nga qortimi i kryepeshkopit: “Paralajmërimi i tij është i mirë për të gjithë përveç Maskut. Misioni i tij në tokë është të ndihmojë njerëzimin”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare