
Romë, Itali | Kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni zhvilloi një bisedë telefonike me kancelarin federal gjerman, Olaf Sholc (Scholz), në kuadër të samitit joformal për mbrojtjen evropiane më 3 shkurt 2025.
Kjo është raportuar në një shënim nga Pallati Kixhi (Palazzo Chigi), i cili, shpjegon se në qendër të bisedës ishin zhvillimi i aftësive evropiane të mbrojtjes dhe forcimi i konkurrencës së sektorit industrial të mbrojtjes.
“U diskutuan edhe mënyrat e mundshme të financimit të investimeve të nevojshme”, thuhet në komunikatë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments