top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KRYEMINISTRJA MELONI KRITIKOI PRESIDENTIN MAKRON: ISHTE GABIM TË BËJE FUSHATË NË G7-të.

Bari, Itali | Nuk ka asnjë arsye për të diskutuar për çështjet për të cilat ne kemi rënë dakord tashmë prej disa kohësh.


Dhe besoj se është thellësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, të bësh fushatë duke përdorur një forum të çmuar si G7-ta”, tha kryeministrja Xhorxha (Giorgia) Meloni, kur u pyet për rastin e abortit pas deklaratave të presidentit francez Emanuel Makron në margjinat e punës së G7-ës në Borxho Enjacia (Borgo Egnazia).

 

Polemika për praninë ose mungesën e fjalës abort në konkluzionet është krejtësisht e çuditshme.


Konkluzionet e Borxho Enjacias (Borgo Egnazia) kujtojnë ato të Hiroshimës, në të cilat ne miratuam tashmë vitin e kaluar nevojën për të garantuar që aborti është i sigurt dhe i ligjshëm.


Është një fakt i vërtetuar dhe askush nuk ka kërkuar ndonjëherë të bëjë hapa prapa për këtë.


Në fakt, konkluzionet, nëse nuk sjellin argumente të reja, për të mos u përsëritur pa nevojë, thjesht rikujtojnë atë që tashmë është deklaruar në samite paraprakisht”, tha ajo.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page