Bari, Itali | “Ju nuk duhet të lini një grua të presë kështu”, i tha kryeministrja Meloni presidentit amerikan Biden (Baidn).
Me këtë batutë (shaka), siç dëgjohet në videon zyrtare të G7-ës, kryeministrja italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni i është drejtuar mëngjesin e sotëm presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhëu Baidn (Joe Biden), pasi e ka pritur mbi njëzet minuta në hyrje të kompleksit turistik Borxho Enjacia (Borgo Egnazia), gjatë ceremonisë ku udhëheqësit politikë u mirëpritën nga kryeministrja Meloni në samit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit