top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KRYEMINISTRJA ITALIANE MELONI KOMUNIKOI NË TELEFON ME PRESIDENTIN E IRANIT: KËRKOI QË TË SHMANGET PËRSHKALLËZIMI I MËTEJSHËM I KONFLIKTIT.

Romë, Itali | Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni), në kuadër të kontakteve që po mban ditët e fundit për situatën në Lindjen e Mesme, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian.

 

Kryeministrja Meloni, lexojmë në një shënim të Pallatit Kixhi (Palazzo Chigi), nënvizoi nevojën për të shmangur një zgjerim të konfliktit të vazhdueshëm në Gaza, duke iu referuar edhe Libanit, duke ftuar bashkëbiseduesin të shmangë një shpërthim të mëtejshëm dhe të rihapë rrugën drejt dialogut.

 

Kryeministrja Meloni - përfundon shënimi - në fund përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të Italisë për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon përmes arritjes së nevojshme të armëpushimit në Rripin e Gazës, lirimit të pengjeve dhe forcimit të ndihmës humanitare për popullsinë civile.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page