KRYEMINISTRJA E REPUBLIKËS SË ITALISË XHORXHA (GIORGIA) MELONI ZBARKOI NË SHTETET E BASHKUARA PËR T’U TAKUAR ME PRESIDETIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 17
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni zbarkoi në Shtetet e Bashkuara, në bazën e përbashkët Endrjus (Andrews), pranë Uashingtonit, përpara takimit të planifikuar për në orën 12:00. (18:00 në Shqipëri) në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump).
Kryeministrja dhe delegacioni italian do të jenë mysafirë të presidentit Tramp (Trump) në Blleër Haus (Blair House), ku do të qëndrojnë deri në fund të vizitës.
Takimi dypalësh nesër në Shtëpinë e Bardhë mes tyre pritet të zgjasë rreth një orë.
Asnjë konferencë e përbashkët për shtyp nuk është planifikuar për momentin.
Ndërkohë para nisjes për në ShBA-ës është zhvilluar një bisedë e re telefonike mes presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) dhe kryeministres Meloni.
Biseda u zhvillua mbrëmjen e djeshme, dhe i paraprin misionit të kryeminsitres Meloni në Shtëpinë e Bardhë, i cili, është pjesë e negociatave mes Bashkimit Evropian dhe administratës Tramp (Trump) për çështjen e tarifave.
“Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) dhe kryeministrja Xhorxha (Giorgia) Meloni koordinuan këtë vizitë në Uashington”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Arianna Podestà, kur u pyet për bisedën telefonike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments