KRYEMINISTRI BRITANIK KEËR STARMËR (KEIR STARMER) U PRIT NË SHTËPINË E BARDHË NGA PRESIDENTI AMERIKAN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) | KRYEMINISTRI BRITANIK I DORËZOI NJË LETËR NGA MBRETI KARL III.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 27
- 3 min read

Uashington, Amerikë | “Kemi pasur bisedime të shkëlqyera me Rusinë dhe Ukrainën. Ne duhet të bëjmë një marrëveshje paqeje përpara se të dërgojmë paqeruajtës”, tha presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), në Zyrën Ovale, ku priti kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer), të cilin, ai e quajti një njeri i veçantë.
“Unë nuk mendoj se Putini do ta thyejë fjalën e tij për një marrëveshje në Ukrainë”, tha presidenti Tramp (Trump).
“Beso por verifiko, beso por verifiko”, u përgjigj presidenti Tramp (Trump) atyre që e pyetën për presidentin Vladimir Putin”, sipas agjencisë së lajmve Bloomberg.
Shprehja “beso por verifiko” u bë e famshme me presidentin Ronald Reagan, i cili, e përdori atë për të përshkruar se si Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë me homologun e tyre sovjetik.
Presidenti Tramp (Trump) tha se ishte i sigurt për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë teksa mirëpriti kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer), duke shtuar se ai priste të nënshkruante marrëveshjen për tokat e rralla dhe mineralet me presidentin Volodimir Zelenski, i cili, viziton Uashingtonin nesër.
Presidenti Tramp (Trump) e quajti marrëveshjen e mineraleve një backstop, një lloj garancie për sigurinë e Ukrainës.
Fjala përdoret nga disa udhëheqës evropianë, përfshirë presidentin Emanuel Makron dhe kryeministrin Keër Starmër (Keir Starmer), për të përshkruar garancinë e sigurisë që ata do të donin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbështetur një kontigjent trupash të udhëhequr nga evropianët.
Presidenti Tramp (Trump) shmangu një pyetje në lidhje me akuzën e tij se presidenti Volodimir Zelenski është një diktator.
“Presidenti amerikan, i cili në fakt shkroi bardhë e zi, në një postim në rrjetin social virtual “Truth” se udhëheqësi i Kievit është - sipas tij - një diktator i pazgjedhur dhe një komedian mediokër”.
Kryeministri Starmër (Starmer) falënderoi presidentin Tramp (Trump) për ndryshimin e bisedës për Ukrainën.
“Ne mund të arrijmë një marrëveshje historike”, tha kryeministri britanik.
“Nuk na pëlqen mënyra sesi Bashkimi Europian i trajton kompanitë tona. Ne do të kemi tarifa reciproke me Bashkimin Europian”, tha presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) gjatë takimit me kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer), sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg.
“BE-ja është e ashpër me ne në tregti”, shtoi presidenti Tramp (Trump), duke kritikuar tatimin mbi vlerën e shtuar të Evropës.
Kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) i dorëzoi presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) një letër nga Mbreti Karl (Charles) III gjatë takimit të tyre në Zyrën Ovale dhe e ftoi atë në një vizitë shtetërore në Britani.
“A duhet ta lexoj këtë tani”, pyeti presidenti Tramp (Trump) pasi mori letrën e mbretit britanik, të cilin, ai e quajti një zotëri i madh, i madh dhe njeri i mrekullueshëm.
Gabimi ceremonial i Shtëpisë së Bardhë në varjen e flamurit britanik me kokë poshtë në Blleër Haus (Blair House), aneks përballë rezidencës së presidentit amerikan ku po qëndron sot kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer).
Këtë e ka shkruar gazetari i entit mediatk Skai Njuz (Sky News), duke postuar një foto të flamurit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments