top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI SPANJOLL PEDRO SANÇEZ (SANCHEZ) VIZITË ZYRTARE NË TURQI | MORI PJESË NË TAKIMIN E KËSHILLIT TË INTERNACIONALES SOCIALISTE TË ORGANIZUAR NË STAMBOLL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 25
  • 2 min read

Ankara, Turqi | Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), dhe kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sanchez) diskutuan dje në Stamboll për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit globale.

 

Sipas Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë, pasi u prit me një ceremoni zyrtare, kryeministri Sançez (Sanchez) u prit nga presidenti Erdogan në një takim me dyer të mbyllura, në të cilin, morën pjesë edhe Ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe Këshilltari i Presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Kagatai Kiliç (Cagatay Kilic).

 

Siç raportohet në deklaratë, kreu i shtetit theksoi se po bëhen përpjekje për të rritur vëllimin e tregtisë midis Turqisë dhe Spanjës dhe të dy vendet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të nxitur bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes dhe transportin.

 

Presidenti turk vlerësoi qëndrimin e vendosur dhe të ndershëm të Madridit në lidhje me luftën në Rripin e Gazës, duke theksuar se shtypja në Palestinë mund të përfundojë vetëm me përpjekje të përbashkëta.

 

Duke komentuar konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë, presidenti Erdogan i tha kryeminsitrit Sançez (Sanchez) se Ankaraja vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj armëpushimit dhe i konsideron çështje të tilla si shkëmbimi i të burgosurve, të diskutuara në bisedimet në Stamboll (të mbajtura javën e kaluar midis delegacioneve nga Kievi dhe Moska), si një hap të rëndësishëm përpara në ndërtimin e besimit për përfundimin e luftës.

 

Sipas deklaratës, presidenti turk tha gjithashtu se nuk ka pasur asnjë devijim nga qëllimi i Turqisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe se priten masa konstruktive nga Brukseli për të rigjallëruar procesin e pranimit.

 

Kryeministri spanjoll Sançez (Sanchez) mori gjithashtu pjesë në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste, të organizuar në Stamboll.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page