KRYEMINISTRI SPANJOLL PEDRO SANÇEZ (SÁNCHEZ): NUK PËRJASHTOHET ASNJË HIPOTEZË PËR NDËRPRERJEN E ENERGJISË ELEKTRIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 28
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sánchez) tha se ai nuk po përjashton asnjë hipotezë për shkaqet e ndërprerjes së energjisë që preku Gadishullin Iberik dhe u kërkoi qytetarëve t'i kushtojnë vëmendje vetëm lajmeve të përhapura përmes kanaleve zyrtare.
Kryeminsitri Sançez (Sánchez), i cituar nga gazeta spanjolle “El Pais”, tha se hidrocentralet ishin tashmë funksionale dhe shprehu besimin se furnizimet do të rivendoseshin së shpejti, pa specifikuar një afat kohor.
Kryeministri Sançez (Sanchez) i kërkoi gjithashtu popullatës të mos spekulojë.
“Shkaqet janë ende duke u studiuar. Është më mirë të mos spekulojmë”, tha ai gjatë fjalimit të tij në Pallatin Monkloa (Moncloa), ku gjithashtu u kërkoi qytetarëve që të përdorin celularët me përgjegjësi.
Kryeministri falënderoi Francën dhe Marokun për solidaritetin dhe bashkëpunimin e tyre që kanë lejuar rivendosjen e furnizimit me energji elektrike në Spanjën veriore dhe jugore.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish në orën 7 pasdite.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios