top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI SERBISË MILOSH VUÇEVIÇ DHA DORËHEQJE SI PASOJË E PROTESTAVE MASIVE RRETH SHEMBJES SË NJË ÇATIE BETONI NË MUAJIN NËNTOR NË NJË STACION TRENI NË NOVI SAD.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 28
  • 1 min read

Beograd, Serbi | Kryeministri Serbisë, Milosh Vuçeviç, dha dorëheqje të martën mes protestave masive rreth shembjes së një çatie betoni në muajin nëntor në një stacion treni në Novi Sad.

 

Dorëheqja ime është e pakthyeshme”, tha kryeministri Vuçeviç, në një konferencë shtypi në Beograd, një ditë pasi studentët e universiteteve bllokuan një nga kryqëzimet kryesore në kryeqytetin serb.

 

Përgjatë bllokadës që zgjati 24 orë, pati edhe incidente ndërmjet studentëve dhe përfaqësuesve të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet në qytetin e Novi Sadit.

 

Një studente mbeti e plagosur.

 

Është thirrja ime që të gjithë të ulin pasionet dhe t’i kthehen dialogut”, tha ai.

 

Dorëheqje dha të martën edhe kryebashkiaku i Novi Sadit.

 

Shembja e çatisë në stacionin e trenit që la pas vetes 15 të vdekur, çoi në shpërthimin pakënaqësive sundimin gjithnjë e më autokratik të presidentit populist të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

 

Ai është përballur me akuza për frenim të lirive demokratike në Serbi pavarësisht se kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page