top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI SANÇEZ I DOLI KUNDËR BASHKIMIT EUROPIAN PËR ÇËSHTRJEN E EMIGRANTËVE: FOKUSOHET NË MIGRIMIN E RREGULLT NGA AFRIKA DUKE PRETENDUAR KONTRIBUTIN E MIGRANTËVE NË RRITJEN REKORD NË SPANJË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Ndërsa një goditje ndaj emigracionit është kthyer në qendër të debatit në Europë, pas sulmit në Solingen në Gjermani, kryeministri socialist spanjoll Pedro Sançez (Sanchez) nënvizon rezultatet pozitive të politikës së integrimit të emigrantëve.

 

Kontributi i tyre është themelor për rritjen e ekonomisë dhe qëndrueshmërinë e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe pensioneve në Spanjë”, tha ai në turneun e tij në Mauritania, Gambia dhe Senegal, ku rifilloi programet e migrimit rrethor.

 

Migrimi nuk është problem, është një domosdoshmëri që sjell probleme të caktuara”, theksoi kryeministri Sançez (Sanchez), duke ngjallur kritika të ashpra nga e djathta.

 

Sipas vlerësimeve të qeverisë, Spanja do të ketë nevojë për 200/250000 punëtorë emigrantë deri në vitin 2050 për të mbështetur mirëqenien.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page