top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KRYEMINISTRI RAMA: RUSIA NUK MUND TË GJEJË SPIUNË APO NJERËZ NË SHQIPËRI QË TË PËRMBUSHË INTERESAT E SAJ SEPSE KOHA E “BABA STALINIT” KA IKUR ME KOHË E ME VAKT.

Pragë, Republika Çeke | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama gjendet në Pragë, ku po merr pjesë në forumin GLOBSEC 2024.

 

Ai ligjëroi në një prej tryezave me moderatorin Stiv Kllemns (Steve Clemons), ku u diskutua për temën “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”.

 

Rusia nuk mund të gjejë spiunë apo njerëz në Shqipëri që të përmbushë interesat e saj.


Dëgjoni, për shkak të historisë sonë ne kemi qenë ‘Koreja e Veriut’ e Europës.


Ky qytet, Praga, për ne ka qenë po aq i paarritshëm sa Uashingtoni dhe Parisi kur ishim nën regjimin komunist, sepse regjimi ynë i konsideronte qoftë Perëndimin, dhe Lindjen, qoftë imperializmin amerikan e socialimperializmin sovjetik, si anë të së njëjtës medalje.


Kjo ka qenë historia jonë. Dhe kur rusët vendosën që ta hiqnin qafe Stalinin, ne vendosëm që t’i rrinim besnik Stalinit”, tha kryeministri Rama.

 

E thashë dhe më parë, ne e çojmë deri në fund. Kështu që edhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Bashkimi Europian nuk do të jenë, ne do të jemi po prapë aty, me ju, ashtu si ushtari japonez që ishte në pyll dhe nuk e dinte që lufta kishte marrë fund.


Duke qëndruar te Stalini, duke qenë vend stalinist deri në vitet 1990-të, na bënte vendin më pak interesant për Rusinë në rajon.


Merrni parasysh këtë që, që nga 1990-ta deri më sot s’ka pasur një vizitë në Moskë të nivelit të lartë dhe as vizitë nga Moska dhe askënd s’e ka marrë malli për këtë. Ne nuk duam asnjë gjë të keqe për Rusinë”, tha kryeministri Rama.

 

Rusia është një vend i madh, është një kulturë fantastike. Nuk e kam kuptuar asnjëherë, meqë ra fjala, që si është e mundur që për shkak të agresionit në Ukrainë Dostojevksi ndalohet në disa prej universiteteve apo Stravinski të ishte non-grata në disa trupa baleti.


Kjo është pjesë e asaj pozite të keqe në të cilën jemi në një pjesë të botës tonë, por sa i përket Rusisë, nuk jemi të interesuar, nuk ka oreks aty.


Kështu që, Rusia nuk mund të gjejë as spiunë apo njerëz, të cilët janë të gatshëm t’i shërbejnë Rusisë për pak para. Kështu që, Rusia, përzierja e saj në politikën tonë, kemi pasur disa gjëra, por asgjë të madhe”, tha kryeministri Rama.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page