top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI RAMA NË FORUMIN STRATEGJIK TË BLED-it NË SLLOVENI: SHQIPËRIA QËNDRON TËRËSISHT PËRKRAH UKRAINËS; LIRIA E SHPREHJES NË MEDIAT SOCIALE VIRTUALE PO KEQPËRDORET.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Bled, Slloveni | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot në fjalën e mbajtur gjatë punimeve të Forumit Strategjik të Bled-it në Slloveni, se Shqipëria qëndron tërësisht përkrah Ukrainës.

 

Kryeministri Rama theksoi se është jashtë realitetit që në kohët tona, një vend në Europë të mund të vendosë të ndryshojë kufijtë në mënyrë mizore, me forcë.

 

Nga historia jonë kemi mësuar se në Rusi melodia nuk ndryshon kurrë dhe po kështu kjo është edhe në historikun e himnit të Rusisë. Ndërkohë ne ishim Koreja e Veriut e Europës.


Ne ishim të qartë për Perandorinë Osmane, edhe pasi turqit vetë vendosën se nuk ishte ide e mirë.


E njëjta gjë me Stalinin.


Dhe do të jemi po kaq të qartë kur vjen fjala për partneritetin me BE-në dhe SHBA-në, edhe kur SHBA dhe BE të vendosin që të mos jetë më një ide e mirë.


Sepse duket surreale, jashtë realitetit, që në kohët tona një vend në Europë të mund të vendosë të ndryshojë kufijtë në mënyrë mizore, me forcë, duke marrë atë që pretendon se është tokë apo pjesë e tij. Kjo është krejt e pamundur për ta menduar.


U përpoqëm për 50 vjet të ishim qendra e botës dhe nuk ishte një ide e mirë. Kështu që jemi shumë krenarë që jemi radhitur përkrah partnerëve dhe miqve tanë, plotësisht krah SHBA-së dhe BE-së. Për ne është shumë e qartë, nuk ka asnjë lloj grije në mes, është bardhezi.


Kur e sheh se si po depërtojnë kudo rusët përmes mjeteve që ua sigurojnë apo japin falas duke shkatërruar çdo ditë fëmijët tanë, duke shkatërruar çdo ditë ndjenjën e komunitetit.


Po flas për median sociale. Këtu nuk e kuptoj më se çfarë duhet të ndodhë për të kuptuar se media sociale, në mënyrën se si po e trajtojmë e merremi me të, është aseti më i madh që rusët, iranianët apo çdokush tjetër ka.


Varianti i TikTok në Kinë është një realitet i mrekullueshëm, një vend ku duhet të jetoje menjëherë.


Për ne, varianti ynë i TikTok-ut kinez është ferri në tokë. Dhe e quajmë liri, por për aq kohë sa nuk do të kuptojmë se liria e shtirjes, e përhapjes nuk është e barasvlershme me lirinë e fjalës, ne do të sabotojmë të ardhmen në emër të diçkaje që nuk arrij ta kuptoj.


Nuk mendoj se prindërit tanë ishin budallenj që u kërkonin fëmijëve të silleshin me edukatë, të mendonin dy herë para se të flisnin, të mos tregonin në publik çdo gjë.


Shtypi nuk ishte më pak i lirë kur kishte kontroll faktesh, kur nuk kishe asnjë mundësi të dilje aty e të fyeje të abuzoje, e të bëje të gjitha gjërat më të tmerrshme një qenie tjetër njerëzore vetëm se ke një mendim ndryshe nga ai ose ajo.


Këtu po na rrëshket. Çështja që rusët e të gjithë ata që nuk u pëlqen mënyra jonë e jetesës u është hapur dera lirisht në hapësirën tonë fantastike të lirisë së fjalës” tha kryeministri Rama.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page