top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI ORBAN: TRAMPI KA NDRYSHUAR GJITHÇKA; NE JEMI E ARDHMJA; NE KONSIDEROHESHIM ÇMENDURI DHE SI E KALUARA KURSE TANI JEMI MAINSTREAM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 8
  • 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Tornadoja e Trampit ndryshoi botën: tani ne jemi të rrymës kryesore. Dje për disa ishim e shkuara, një çmenduri, tani jemi e ardhmja. Jemi shumë, të fortë dhe të mëdhenj.


Tani ekipi është shumë i bashkuar. Hungaria është një provë e gjallë se është e mundur, se ne mund ta bëjmë këtë”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban duke folur në Kermesse sovraniste në Madrid.

 

Hungaria është laboratori i politikës konservatore: për 15 vjet ne punojmë për lirinë, kundër emigracionit të parregullt. Askush nuk mund të kalojë kufirin tonë pa leje. Rezultati është se nuk ka parregullsi. Në vend të emigrantëve, ne mbështesim familjet hungareze.


Ne ndalojmë propagandën gjinore në shkolla: të gjitha pushtetet e shtetit kanë për detyrë të mbrojnë kulturën e krishterë, ne kemi futur në Kushtetutë që nëna është grua, babai është burrë”, tha kryeministri Orban.

 

I dashur Santiago (Abskal), ju jeni spanjoll dhe doni Rekonkuistë: Unë jam hungarez dhe ju them se jam me ju. Në shekullin e trembëdhjetë, Garda hungareze u bashkua me ju në betejën për Rekonkuistën.


Unë ju kuptoj dhe jam me ju kryeministri hungarez Viktor Orban duke folur në mitingun sovranist në Madrid.


Ju spanjollët ishit të parët kur në 1956 u rebeluam kundër komunizmit dhe Bashkimit Sovjetik. Tani jam me ju”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page