KRYEMINISTRI ORBAN SULMOI CEREMONINË E PARISIT DUKE E KONSIDERUAR ZBRAZËTI MORALE TË PERËNDIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 28, 2024
- 1 min read
Budapest, Hungari | Vala e gjatë e polemikave për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Parisit arrin deri në Transilvani, ku kryeministri hungarez Viktor Orban nuk e humbi rastin për të nisur invektivën e tij të re kundër dobësisë dhe shpërbërjes së Perëndimit.
Shfaqja në Senë (Seine), e cila i bëri homazhe një France multi-etnike dhe theksoi komunitetin LGBTQ+ është emblema e boshllëkut moral, sulmoi kryeministri hungarez nga shkolla verore Baile Tusnad, duke iu referuar drag queens që rikrijuan Darkën e Fundit të Krishtit.
“Lidhjet metafizike, me Zotin, atdheun dhe familjen humbasin gradualisht dhe kjo ka sjellë mungesën e moralit publik, siç mund të shihet nga ceremonia e hapjes së Olimpiadës”, tha ai.
“Vlerat perëndimore, gjatë të menduara universale, konsiderohen gjithnjë e më shumë të papranueshme dhe të refuzuara nga shumë vende të botës si Kina, India, Turqia dhe vendet arabe”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments