top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI ORBAN NË KIEV I KËRKOI ARMËPUSHIM TË MENJËHERSHËM PRESIDENTIT ZELENSKI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Kiev, Ukrainë | Kryeministri hungarez Viktor Orban duke vizituar sot Kievin, i tha presidentit Volodimir Zelenski të bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për të përshpejtuar negociatat e paqes.

 

Presidenti Zelenski u përgjigj se Ukraina e shkatërruar nga lufta ka nevojë për një paqe të drejtë.

 

Kryeministri Orban, i cili dje mori presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Europian, mbërriti papritur në Kiev për vizitën e tij të parë në Ukrainë që nga pushtimi rus i vitit 2022.

 

Në njoftimin e udhëtimit të tij në Ukrainë, qeveria hungareze tha se kryeministri Orban arriti në Kiev për bisedime me presidentin Volodimir Zelenski, pavarësisht tensioneve brenda Bashkimit Europian për shkak të kundërshtimit të tij ndaj ndihmës për Ukrainën dhe afërsisë së pretenduar politike me presidentin Vladimir Putin.

 

Është e rëndësishme që Europa të mbajë mbështetjen ushtarake për Ukrainën ndërsa ushtria po përpiqet të frenojë sulmet e nisura nga Rusia: presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha këtë gjatë një takimi për shtyp në prani të kryeministrit hungarez Viktor Orban.

 

Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne në Europë që mbështetja e Europës për Ukrainën të mbetet në një nivel të mjaftueshëm, duke përfshirë mbrojtjen tonë kundër terrorit rus”, tha presidenti Zelensky.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page