KRYEMINISTRI NETANJAHU: PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) NUK VURI VETON NDAJ NJË PLANI IZRAELIT PËR TË VRARË UDHËHEQËSIN SUPREM AJATOLLAH ALI KHAMENEI; ËSHTË LAJM I RREMË NGA AGJENCIA ROJTËRS (REUTERS).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 15
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Duke folur drejtpërdrejt në transmetuesin televiziv Faks Njuz (Fox News), kryeministri Benjamin Netanjahu mohoi se Presidenti Tramp (Trump) vuri veton ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei”, thanë dy zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Rojtërs (Reuters).
“Ka kaq shumë lajme të rreme rreth bisedave që nuk kanë ndodhur kurrë, saqë nuk do të hyj në detaje”, tha kryeministri Netanjahu.
Këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare, Tzachi Hanegbi, gjithashtu e mohoi raportin e agjencisë Rojtërs (Reuters), duke e quajtur atë lajm i rremë i nivelit më të lartë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments