Jeruzalem, Izrael | “Ne nuk do të largohemi nga Gaza derisa të gjithë pengjet të kthehen dhe nuk do të largohemi derisa të eliminojmë aftësitë ushtarake dhe qeveritare të Hamasit”, tha kryeministri Benjamin Netanjahu, i cili, sot takoi familjet e pengjeve të vrarë në enklavën palestineze.
“Ne nuk kemi mundësi të dorëzohemi, nuk kemi mundësi të heqim dorë nga fitorja. Ky - shpjegoi ai - është qëndrimi im. Kushdo që kundërshton duhet të kundërshtojë hapur. Ne jemi të përkushtuar - përfundoi ai - për të rikthyer të gjithë 120 njerëzit e rrëmbyer, të gjallë dhe të vdekur dhe nuk do të heqim dorë nga askush.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments