top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI NETANJAHU DËRGOI KRERËT E MOSSAD-it DHE SHIN BET-it NË BISEDIME NË KATAR | NË PËRPJEKJE PËR TË NËNSHKRUAR NJË MARRËVESHJE PENGJESH.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jeruzalem, Izrael | Zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu njoftoi se ka vendosur të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë në Katar, për të bashkuar përpjekjet për të nënshkruar një marrëveshje armëpushimi me Hamasin.

 

Këtë e raporton enti mediatik “Times of Israel”.

 

Ekipi do të përfshijë shefin e Mossad-it, David Barnea, drejtorin e Shin Bet-it, Ron Bar, njeriun kyç në pengmarrjen e IDF-së, gjeneralmajorin (ret.) Nitzan Alon dhe këshilltarin politik të kryeministrit Netanyahu, z. Ophir Falk.

 

Vendimi u mor pasi kryeministri Netanjahu mbajti një vlerësim të situatës mbi bisedimet në vazhdim të pengjeve.

 

Atij iu bashkuan në takim ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), zyrtarë izraelitë të sigurisë dhe zyrtarë nga administrata e presidentit amerikan Baidn (Biden) dhe administrata e re e presidentit të zgjedhur Tramp (Trump).

 

Ai takoi z. Stiv Uitkof (Steve Witkoff), të dërguarin e ri të z. Tramp për Lindjen e Mesme në Shtetet e Bashkuara, në Jerusalem në mëngjes.

 

Sipas burimeve të Hamasit, ishte arritur një marrëveshje dhe pritej miratimi përfundimtar i kryeministrit Netanjahu.

 

Lajmet e transmetuesit “Channel 13” cituan dy burime të përfshira në negociata të kenë thënë se masa vjen në mes të përparimit të përgjithshëme e të kujdesshëm në bisedimet me ndërmjetësit në Katar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page