Otava, Kanada | Kryeministri kanadez Zhastin Trudo (Justin Trudeau) ka të ngjarë të njoftojë dorëheqjen e tij këtë javë mes mosmarrëveshjeve në rritje brenda Partisë së tij Liberale, raportuan mediat kanadeze, duke cituar burime anonime me njohuri për çështjet e brendshme të partisë.
“Njoftimi ka të ngjarë të bëhet përpara një grupi parlamentar të Partisë Liberale kombëtare të mërkurën”, thanë burimet.
Është e paqartë nëse z. Trudo (Trudeau) do të mbetet në një bazë të përkohshme ndërsa Partia Liberale kërkon një udhëheqje të re.
Z. Trudo (Trudeau) erdhi në pushtet në vitin 2015 dhe udhëhoqi liberalët drejt dy fitoreve të tjera në votime në vitin 2019 dhe në vitin 2021.
Por tani rivali i tij kryesor, konservatori Pier (Pierre) Poilievre, është prapa me 20 pikë në sondazhet e opinionit publik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments