KRYEMINISTRI JAPONEZ SHIGERU ISHIBA: SIGURIA NUK KA LIDHJE ME TARIFAT E VENDOSURA NGA SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 20
- 1 min read

Tokio, Japoni | Kryeministri japonez Shigeru Ishiba tha se qeveria e tij nuk do të përfshijë diskutime për sigurinë në bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Në këtë drejtim, presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) ka bërë thirrje për uljen e barrës së ShBA-ës në mbrojtjen e Japonisë.
“Unë nuk mendoj se është e përshtatshme të diskutojmë sigurinë dhe tregtinë së bashku. Ne duhet të trajtojmë çështjet e sigurisë pa i lidhur ato me tarifat”, tha kryeministri Ishiba në një program televiziv.
Ai më pas tha se besonte se ulja e deficitit tregtar të ShBA-ës me vendet e tjera ishte prioriteti kryesor i presidenti Tramp (Trump), duke u zotuar të rishikonte barrierat jo-tarifore të Japonisë për automobilat në mënyrë që të avanconte negociatat me Shtetet e Bashkuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments