Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama miratoi kandidaturën e z. Ilir Proda, i cili, tashmë do të ushtrojë funksionin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të Republikës së Shqipërisë.
Lajmi bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, pas mbledhjes së qeverisë në një komunikim me entet mediatike.
“Kandidati i cili sot u emërua sot do të jetë në krye të policisë dhe menjëherë do të hapim konkurimin për drejtuesit e policive në qarqe”, tha ministri Hoxha, pas mbledhjes së qeverisë.
Z. Proda u propozua për të ushtruar funksionin e drejtorit të Policisë së Shtetit, të RSh, nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ditën e hënë, më 30 shtator 2024.
Ai u zgjodh nga lista ku bënin pjesë pesë kandidatë me pikët më të larta që ishin në garë për të ushtruar funksionin e drejtorit të përgjithshëm.
Ai ka një karrierë 19-vjeçare në Policinë e Shtetit.
Në vitin 2002 ai nisi studimet në Akademinë e Sigurisë, deri në vitin 2005, kohë kur u emërua specialist pranë Komisariatit 3 në Tiranë, ku qëndroi për 6 vjet.
Më pas karriera e tij ka vijuar në disa komisariate, struktura hetimore dhe disa drejtori qarqesh.
Në to ka shërbyer si specialist, shef komisariati apo zëvendësdrejtor.
Pozicion që e ka mbajtur deri në muajin mars të vitit 2023, kur u emërua në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.
Duhet theksuar se për funksionin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit aktualisht paguhet edhe z. Gledis Nano, i cili, fitoi procesin gjyqësor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments