
Mynih, Republika Federale e Gjermanisë | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama tha gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, se nuk është kontaktuar nga qeveria amerikane për të dërguar refugjatë nga Palestina në Shqipëri.
“Nuk jam kontaktuar nga qeveria amerikane. Por për aq kohë sa do të jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë”, tha kryeministri Rama.
Pak ditë më parë presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) nuk e përjashtoi Shqipërinë si një nga vendet ku mund të zhvendosen palestinezët nga Gaza.
Presidenti Tramp (Trump) u pyet në një konferencë shtypi lidhur me zhvendosjen e banorëve të Gazës, ku ai u shpreh se: “Po sigurisht ka vende të tjera që duan”.
Pyetje: A po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit dhe Jordanisë, si Shqipëria apo Indonezia?
Përgjigje nga presidenti Tramp (Trump): Po, sigurisht. Dhe ka vende të tjera që duan të përfshihen. Ka shumë njerëz që duan të përfshihen. Ka një sens dëshire për të ndihmuar palestinezët. Ka shumë vende të mira, njerëz që drejtojnë këto vende me zemra të mëdha dhe ky zotëria këtu është në krye të listës.
Shqipëria u propozua si destinacion nga një prej gazetarëve izraelitë, me shumë ndikim në Izrael, por teza e tij u hodh poshtë nga kryeministri Edi Rama në një reagim publik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti