Çernobio, Itali | “Një takim midis Putinit dhe Zelenskit është sigurisht i mundur dhe i nevojshëm”, tha në Çernobio (Cernobbio) të Italisë kryeministri i Hungarisë dhe presidenti i radhës i Këshillit të Bashkimit Evropian, Viktor Orbàn.
“Ekziston një literaturë e madhe në Evropë se si të krijohet paqe dhe kjo letërsi e bollshme ka të bëjë me dialogun, i cili nëse nuk ndodh në kohën e duhur përshkallëzimi rritet dhe gjithçka bëhet më e vështirë.
Pastaj është armëpushimi, për të cilin ka një keqkuptim në opinionin publik perëndimor, sipas të cilit fillimisht duhet të bëjmë një plan paqeje, pastaj të hapim negociatat dhe më pas të zbatojmë armëpushimin”, shtoi ai.
“Por nuk është kështu, sepse duke parë përvojat më të fundit të proceseve dhe së bashku me përvojën time personale pika ime është fillimisht armëpushimi, pastaj dialogu dhe në fund plani i paqes”, tha kryeministri Orban.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Opmerkingen