KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: NUK E PËRJASHTOJ VRASJEN E UDHËHEQËSIT SUPREM TË IRANIT AJATOLLAH ALI KHAMENEI; VRASJA E TIJ I JEP FUND KONFLIKTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 16
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i tha entit mediatik “ABC” se nuk e ka përjashtuar vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Sipas kryeministrit Netanjahu, shënjestrimi i tij do t’i jepte fund konfliktit, jo do ta përkeqësonte atë.
I pyetur për të komentuar mbi lajmet se presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka vënë veton mbi planin e Izraelit për të vrarë Udhëheqësin Suprem Khamenei - mes frikës së një përshkallëzimi të konfliktit - kryeministri Netanjahu tha se kjo nuk do ta përkeqësojë konfliktin, por do t’i japë fund konfliktit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários