Londër, Britani e Madhe | Kryeministri britanik, Keër Starmër (Keir Starmer) diskutoi protokollin e nënshkruar nga Shqipëria dhe Italia për çështjen e migracionit, gjatë një bisede jozyrtare me kryeministrin shqiptar Edi Rama, gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Pallatin Blenheim, në Ouksfourdshaiër (Oxfordshire).
Sipas një zëdhënësi të Downing Street, të dy udhëheqësit kishin diskutuar çështjet e sigurisë evropiane, përfshirë emigracionin, në veçanti zgjidhjet novatore si partneriteti Itali-Shqipëri.
Zëdhënësi tha se kryeministrat Starmër (Starmer) dhe Rama kanë rënë dakord të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments