top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRAT RAMA-KURTI NË EMËR TË QEVERIVE PËRKATËSE NËNSHKRUAN AKTIN ME OBJEKT LËNDOR: “MARRËVESHJE TË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KOSOVËS DHE SHQIPËRISË PËR ORGANIZIMIN E LOJËRAVE MESDHETARE 2030”.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Prishtinë, Kosovë | Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në emër të qeverive përkatëse nënshkruan sot aktin me objekt lëndor: “Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030”.

 

Zyra e shtypit e qeverisë së Republikës së Kosovës bëri të ditur se me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.

 

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page