top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEBASHKIAKU ITALIAN “SHLEU BORXHIN” NDAJ BURGUT DUKE DHURUAR 35 FRIGORIFERË PAS 44 VITESH: KISHTE QËNDRUAR ATJE 8 DITË SI I PARABURGOSUR NË KOHËN E BRIGADAVE TË KUQE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Trieste, Itali | Gjithsej 35 frigoriferë të destinuar për po aq qeli në burgun e Udines: është dhurata e bërë nga kryetari i komunës friuliane Lusevera, Mauro Pinosa, në shenjë mirënjohjeje për atë që ndodhi 44 vjet më parë, kur kaloi 8 ditë në një nga ato qeli.

 

Historia raportohet nga enti mediatik Lajmëtari i Venetos (Messaggero Veneto).

 

Blerja e frigoriferëve është një iniciativë për mbledhjen e fondeve e nisur nga garantuesi i të drejtave të personave të privuar nga liria i Komunës së Udines dhe nga shoqatat: kryetari i komunës së Luseverës mori përsipër të gjithë shpenzimin, 5250 euro, për të siguruar furnizimin në kohë.

 

Ishte shkurt i vitit 1980 kur Pinosa testoi një pistoletë të re objektiv në poligonin e qitjes në Udine, pavarësisht se nuk kishte marrë ende dokumentet e miratimit për rinovimin e patentës së tij për armë zjarri, por vetëm sigurinë se praktika kishte qenë e suksesshme.

 

Në fund të garës ai u dërgua në komisariat.

 

Një polic i moshuar më prezantoi dhe, gati duke qarë, më shpjegoi se në atë kohë ishte periudha e Brigadave të Kuqe - disa ditë më vonë do të vrisnin Vitorio Bakletin (Vittorio Bachelet) - dispozitat për kontrollin e armëve dhe patentës së armëve ishin shumë të rreptë dhe se u detyrua të më çonte në burg”.

 

Z. Pinosa qëndroi në via Spalato vetëm 8 ditë, por ato më mjaftuan për të kuptuar se çfarë do të thotë të privohesh nga liria.

 

Zbulova një botë tjetër, të cilën nuk e imagjinoja kurrë se do ta njihja.

 

Isha tmerrësisht i dëshpëruar, por shoqëruesit me të cilët ndava qelinë, nuk pushuan kurrë së ngushëlluari.

 

Pasi u dënua me 4 muaj me kusht dhe pa përmendje, me sekuestrimin e armës por me lirim të menjëhershëm, në apel në Trieste u shpall i pafajshëm me vendim të plotë, me faljet e Gjykatës.

 

Dhe sot - përfundon ai - pas 44 vitesh më në fund kam bërë diçka për objektin dhe të burgosurit”.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page