Jorku i Ri, Amerikë | Kryebashkiaku i Jorkut të Ri Erik Edms (Eric Adams) është paditur.
Këtë e raporton enti mediatik amerikan Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times) duke nënvizuar se akuzat penale ende nuk janë bërë të ditura për publikun.
“Unë jam i pafajshëm dhe do të luftoj me të gjitha forcat”, tha ai pas aktakuzës nga juria e madhe, e cila vjen pasi presioni ndaj tij është rritur për javë të tëra, mes dezertimeve të përsëritura nga administrata e tij dhe hetimeve të ndryshme.
Në orët e fundit, kongresmenja demokrate Aleksandra Okasio-Kortes (Alexandria Ocasio-Cortez) tha se z. Edms (Adams) duhet të japë dorëheqjen për të mirën e qytetit.
“Unë nuk shoh se si kryebashkiaku Edms (Adams) mund të vazhdojë të qeverisë qytetin. Vala e dorëheqjeve dhe hetimet e pafundme do ta bëjnë të pamundur punësimin e stafit të kualifikuar dhe mbajtjen e atij ekzistues”, shpjegoi kongresmenia.
Deklaratat e kongresmenes pasojnë valën e dezertimeve që ka goditur administratën e kryebashkiakut Edms (Adams).
I fundit që u largua ishte Davidi. C. Bank, kreu i shkollave të Jorkut të Ri. Kryebashkiamu Edms (Adams) e zëvendësoi me znj. Melissa Aviles-Romas, e cila do të marrë funksionin në muajin janar.
Shefi i policisë dhe Lisa Zornberg, avokatja dhe këshilltarja kryesore ligjore e kryebashkiakut Edms (Adams), u larguan gjithashtu javët e fundit.
Janë katër hetime të vazhdueshme për administratën e tij, një numër i paprecedentë në historinë moderne të Jorkut të Ri.
Në fakt, skandali i fundit i madh komunal daton në vitin 1986 nën kryebashkiakun Ed Kok (Kock).
Dhe kryebashkiakët e fundit që dhanë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit ishin z. Xhimi Uokër (Jimmy Walker), në 1932 dhe z. Uilliam O’Djuë (William O'Dwyer), në vitin 1950.
Nga katër hetimet, njëri synon kryetarin e bashkisë dhe fushatën e tij elektorale për mbledhjen e donacioneve të paligjshme nga qeveria turke, në këmbim të lejimit të konsullatës së re të Ankarasë në Jorkun e Ri pavarësisht frikës për sigurinë e ndërtesës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires