Zagreb, Kroaci | Procedura ligjore e nevojshme për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Kroaci do të fillojë në muajin janar dhe do të hyjë në fuqi rreth mesit të vitit 2025.
Kjo u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes në Zagreb, sipas së cilës, Parlamenti kroat ende nuk ka miratuar disa ligje për të rregulluar çështjen.
Këtë e ka bërë të ditur radiotelevizioni “Hrt”.
Ministri përkatës Ivan Anusic deklaroi në muajin shtator të këtij viti se potenciali është që të ketë nga 17 deri në 18 mijë të rinj në vit, se shërbimi ushtarak do të zgjasë dy muaj dhe djemtë do të marrin kompensim mujor prej 900 eurosh.
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak u ngri në Kroaci në vitin 2008.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments