KRISTIAN STOKER (CHRISTIAN STOCKER) U BETUA SI KANCELAR I RI AUSTRIAK | DO TË DREJTOJË NJË QEVERI KOALICIONI PA TË DJATHTËN EKSTREME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 3
- 1 min read

Vjenë, Austri | Z. Kristian Stoker (Christian Stocker) u betua sot si kancelar i ri i Austrisë, duke udhëhequr një qeveri koalicioni trepartiak të formuar pas pesë muajsh bllokimi politik që nga zgjedhjet e vitit të kaluar, të fituar nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë.
Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare.
Partia Popullore e qendrës së djathtë (OVP), Social Demokratët (SPO) dhe partia liberale Neos, përpjekja e parë e së cilës për të formuar një koalicion dështoi në muajin janar, do të formojnë qeverinë e re.
“Gjërat e mira vijnë për ata që presin”, tha presidenti austriak Aleksandër (Alexander) Van der Bellen me shaka gjatë ceremonisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments