KRIM PASIONI NË ATHINË: U ARRESTUA KASTRIOT CENKO | AKUZOHET SE VRAU BASHKËSHORTEN PËR MOTIVE XHELOZIE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 5, 2024
- 1 min read

Athinë, Greqi | Strukturat e Policisë së Greqisë arrestuan:
1- Z. Kastriot Cenko, me moshë 39 vjeç.
Ai akuzohet se vrau bashkëshorten e tij me çekiç për motive xhelozie, me të cilën kishte 2 fëmijë të moshave 9 dhe 12 vjeç.
Kumtohet se vrasja e znj. Cenko ngjau të enjten e kaluar, por dorasi policinë e njoftoi sot.
Sipas të dhënave të para penale ai e kishte mbajtur kufomën e viktimës në papafingo për një javë.
Dorasi denoncoi se bashkëshortja e tradhëtonte seksualisht me shokun e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit











___.png)




















Comments