top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRIM MJEDISOR NË FSHATIN PISKOVË TË PËRMETIT: BANORËT E FSHATIT AKUZOJNË PUNONJËSIT E BASHKISË SE I VUNË ZJARRIN PIKËS SË GRUMBULLIMIT TË MBETURINAVE DUKE SHKAKTUAR TYM KANCEROGJEN.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Fshati Piskovë, Përmet, Shqipëri | Në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Përmet është riaktivizuar një vatër zjarri.

 

Flakët janë ndezur gjatë fundjavës, duke shkaktuar tym kancerogjen që përthithet nga banorët e fshatit Piskovë.

 

Banorët e fshatit kanë krijuar dyshime se ishin vetë punonjësit e Bashkisë së Përmetit ata që i kanë vendosur zjarrin mbeturinave, por më vonë ju ka dalë jashtë kontrollit.

 

Situata është kritike pasi po digjen të gjitha mbeturinat e depozituara në landfillin e Piskovës ku prej vitit të kaluar është shndërruar në vendgrumbullimin e mbeturinave të gjithë Bashkisë së Përmetit.

 

Sipas kryeplakut të fshatit, Arlind Dyrmishit, në vendngjarje nuk kanë shkuar forcat zjarrfikëse ndonëse ishin lajmëruar prej tij personalisht për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 

Ai është shprehur se do të depozitojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për këtë çështje me aktorë tashmë të njohur të pushtetit vendor e qëndror.

 

Ai ka akuzuar edhe ministren Mirela Kumbaro si të përfshirë në këtë çështje.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page