KREU I ZYRËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË TERRITORET PALESTINEZE AJITH SUNGHAY: 47 VETA TË PLAGOSUR DJE NË GAZA GJATË NDARJES SË NDIHMËS SË SHPEJTË HUMANITARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 28
- 1 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | “Rreth 47 veta u plagosën, kryesisht nga të shtënat me armë zjarri të ushtrisë izraelite (IDF), ndërsa mijëra njerëz u mblodhën dje në një qendër të re shpërndarjeje të ndihmave në Gaza”, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara.
“Ka rreth 47 veta të plagosur në incidentin e së martës”, u tha gazetarëve në Gjenevë z. Ajith Sunghay, kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Territoret Palestineze.
“Shumica e lëndimeve ishin nga të shtënat me armë zjarri”, theksoi ai, duke shtuar se këto ishin të shtëna me armë zjarri nga forcat e mbrojtjes izraelite.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments