top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KREU I PROKURORISË KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK) ALTIN DUMANI NËN PRESION TË JASHTËZAKONSHËM.

Tiranë, Shqipëri | E ndoqa shkurtimisht fjalën e kreut të Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani të mbajtur në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

 

Timbrin e zërit e kishte të dobët.

Gjatë leximit të materialit bënte gabime (ngatërronte fjalët).

Foltoren nuk e mbushte dot.

 

Mjaftojnë këto tre elemente për të kuptuar tërthorazi se ndihej në siklet, keq, nën ndikimin e energjisë negative që buron pashtershmërisht nga ajo sallë ku kanë hyrë lloj-lloj spiunësh të ish-Sigurimit të Shtetit dhe lloj-lloj keqbërësish ordinerë, për të mos thënë nën presion të madh, dhe si i tillë, i dorëzuar përballë ligësisë së atyre që duhet të hetojë dhe t’u lëshojë pretenca.

 

Tregues dhe kumt jashtëzakonisht i keq për shoqërinë e denjë shqiptare, e cila, të tëra shpresat i ka te Zoti, te SPAK-u dhe te Gjykatat e Posaçme, dhe njëkohësisht, tregues kuptimplotë se sa e vështirë është të zhbësh klasën politike sunduese gjakpirëse, që hipi në pushtet duke përdorur dhunën dhe terrorin qysh pas mbarimit të L2B, dhunë dhe terror që e përdori për 45 vjet nëpërmjet autoriteteve shtetërore, e më pas, për mbi 30 e kusur vjet nëpërmjet agjenturës së krimit ordiner, me të cilën është bërë një dhe e pandashme.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page