Kretë, Greqi | Z. Durim Muslija, me origjinë nga qyteti i Durrësit, një subjekt me precedentë të mëparshëm penalë në Greqi në fushën e lëndëve narkotike mbeti i plagosur.
Ai u muar peng në një automjet në Kretë nga disa persona të maskuar dhe u çua në një zonë të pyllësuar, ku edhe u qëllua me armë zjarri në këmbë.
Ai u gjet në orët e para të mëngjesit e sotëm dhe u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas autoriteteve greke të hetimit penal dyshohet se akti kriminal ndaj z. Muslija u ndërmuar për motive të dobëta, që lidhen me një aferë sentimentale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments