Tiranë, Shqipëri | Dëshmitë e bashkëpuntorëve të prokurorisë, Erjon Alibej, Nuredin Dumani dhe Eljo Bitri, krijuan kushtet dhe rrethanat ligjore për arrestimin e anëtarëve të dyshuar të grupit të strukturuar kriminal që drejtohej nga vëllezërit Franc Çopja dhe Hajdar Çopja.
Transkriptimeve të bashkëbisedimeve me natyrë kriminale të kryera në platformën e koduar “Sky Ecc”, dhe kodeve që përdorinin subjektet kriminale për komunikim me njëri-tjetrin të mbëritura në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nga autoritetet e huaja të hetimit penal u janë bashkëlidhur edhe dëshmitë e z. Eljo Bitri, i arrestuar për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” në Leiden, të Hollandës.
Ai ka dëshmuar për autoritetet e hetimit penal belg, të cilat, e akuzonin si subjekt të lidhur me vrasjen e z. Arjan Spahiu.
Në Belgjikë ai është intervistuar edhe nga përfaqësues të drejtësisë penale shqiptare, ku gjatë dëshmive ka treguar detaje rreth aktivitetit kriminal të tij, dhe për krime të kryera në Tiranë, në Durrës, Rrogozhinë, Peqin dhe në Elbasan.
Tashmë ai është pajisur me pasaportë belge.
Z. Bitri akuzohet se së bashku me djalin e tezes së tij, z. Elton Roçi, i cili, në Elbasan njihet me si “Fat Katnari”, për vrasjen e kunatit të z. Erion Alibej, të quajtur Arjan Spahiu.
Në lidhje me këtë vrasje, i shpallur në kërkim policor është edhe z. Mikael Qosja, i cili tash për tash strehohet në Dubai.
Në lidhje me këtë vrasje autoritetet belege të hetimit penal ekstraduan nga Dubai z. Franc Çopja.
Z. Eljo Bitri, në muajin maj të vitit 2022 u shpall në kërkim policor gjatë operacionit “Plumbi i artë”, sepse emri i tij u përmend nga bashkëpunëtori i SPAK-ut Nuredin Dumani dhe nga z. Henrik Hoxhaj, si i përfshirë në vrasjen e z. Anxhelo Avdia, të z. Dorjan Shkoza, dhe të disa tentativave të tjera vrasjesh.
Sipas z. Dumani, z. Bitri ishte personi që e shpuri te anëtarët e grupit të strukturuar kriminal “Çapja”, me qëllim vrasjen e z. Sokol Sanxhaktari (ky i fundit, dhëndëri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini - tashmë i ndjerë).
Z. Dumani ka akuzuar z. Elton Roçi (Fat Katnarin), se ka shitur dhe ka dhënë informacion për vrasjen e z. Arjan Spahiu në Molenbeek, të Belgjikës.
Z. Roçi me z. Spahiu ka qenë shok i ngushtë dhe në të shkuarën i kishte kryer edhe disa ndere (dyshohet të natyrave kriminale).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments