top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREMLINI: SAMITI MES PRESIDENTËVE TRAMP (TRUMP)-PUTIN KËRKON PËRGATITJE; BISEDIMET E DJESHME NË RIAD ISHIN VETËM HAPI I PARË NË ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE MIDIS RUSISË DHE SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 19
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Një samit mes presidentëve Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Vladimir Putin kërkon disa përgatitje.

 

Këtë e tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.

 

Bisedimet e djeshme në Riad ishin vetëm hapi i parë në zgjidhjen e problemeve midis Rusisë dhe ShBA-ës, marrëdhëniet e të cilave janë në një gjendje të mjerueshme për shkak të dëmeve të shkaktuara qëllimisht nga administrata e mëparshme amerikane e presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden)”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Peskov, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

 

Ka shumë punë për të bërë, por hapi i parë i rëndësishëm është bërë”, tha zëdhënësi Peskov, duke shtuar se duhet të presim për rezultatet e para të prekshme.

 

ShBA-ës dhe Rusia kanë ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm drejt zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë”, tha zëdhënësi Peskov.

 

Një hap shumë, shumë i rëndësishëm është ndërmarrë drejt krijimit të kushteve për një traktat paqeje. Vullneti i duhur politik është demonstruar nga të dyja palët, në këtë rast Rusia dhe Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

 

Kremlini pret që herët a vonë presidenti Volodimir Zelenski të paraqesë propozimet e tij për zgjidhjen e konfliktit.

 

Kështu deklaroi zëdhënësi Peskov, i cili, për momentin i cilësoi qëndrimet e shprehura nga presidenti ukrainas si kontradiktore.

 

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse  e lajmve “Ria Novosti”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page