Moskë, Federata Ruse | “Autorizimi për Ukrainën për të përdorur raketat Atacms për të goditur thellë në territorin rus me siguri tashmë është marrë, dhe SHBA-ja tani dëshiron të formalizojë vendimin përmes mediave”, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga enti mediatik Interfax, duke shtuar se Moska do t'i japë një përgjigje të duhur dritës jeshile të SHBA-së për Ukrainën në këtë kuptim.
Moska pret të shohë se çfarë njoftimesh do të bëhen në Kiev në fund të vizitës së vazhdueshme të sekretarit amerikan të Shtetit Entëni (Antony) Blinken dhe ministrit të Jashtëm britanik, Devid Lemi (David Lemmy).
Por sipas zëdhënësit të Kremlinit është e mundshme që Uashingtoni i ka dhënë tashmë autorizimin Ukrainës.
Ministri i Jashtëm britanik, Deivdi Lemi (David Lammy), duke vizituar Kievin së bashku me sekretarin amerikan të Shtetit, Entëni (Antony) Blinken, njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën prej 600 milionë paundësh (mbi 700 milionë eurosh).
Qindra raketa të mbrojtjes ajrore, dhjetëra mijëra predha artilerie dhe mjete të blinduara pritet të dorëzohen deri në fund të vitit.
“Krahas Shteteve të Bashkuara, ne jemi të përkushtuar t'i japim Ukrainës atë që i nevojitet për t'i rezistuar pushtimit të paligjshëm të Rusisë”, tha sekretari Lemi (Lammy).
Për më tepër, sipas zëdhënësit të Kremlinit Peskov, akuzat e SHBA-së dhe vendeve evropiane në lidhje me furnizimin me raketa balistike iraniane për Rusinë nuk kanë bazë.
“Forcat e armatosura të Moskës kanë të gjitha mjetet e nevojshme për të vazhduar operacionin special ushtarak”, tha zëdhënësi i Kremlinit.
Kreu i Qendrës për Luftimin e Dezinformimit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Andrij (Andriy) Kovalenko, i quajti kërcënimet e z. Peskov të pakuptimta.
“Tani rusët do të detyrohen t'i shpjegojnë popullatës së tyre pse objektivat ushtarake të Federatës Rusia filluan të goditet me sukses dhe me intensitet të madh”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments