top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREMLINI: JEMI KUNDËR IDESË SË PRESIDENTIT FRANCEZ MAKRON PËR FORCAT EVROPIANE NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 6, 2025
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Kremlini kundërshton idenë e presidentit francez Emanuel Makron për vendosjen e forcave evropiane në Ukrainë pasi të nënshkruhet paqja.

 

Ne kemi lexuar fjalët e presidentit francez se ai synon të vendosë një kontingjent në Ukrainë pas armëpushimit.


Në fakt, ne po flasim për një dislokim konfrontues të një kontigjenti kalimtar”, tha zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri (Dmitry) Peskov, sipas agjencisë së lajmeve “Tass”.

 

Kremlini më pas akuzoi presidentin Makron se donte vazhdimin e luftës, pas fjalimit të mbajtur dje, në të cilin, presidenti francez denoncoi një kërcënim rus për të gjithë Evropën dhe propozoi shtrirjen e ombrellës bërthamore franceze në kontinent.

 

Kjo është tashmë retorikë bërthamore, një pretendim për udhëheqësi bërthamore në Evropë që është shumë, shumë agresive”, u citua të ketë thënë z. Peskov nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page