Moskë, Federata Ruse | Rusia synon të vazhdojë të ashtuquajturin operacion special ushtarak në Ukrainë, pavarësisht njoftimit të presidentit Volodimir Zelensky se ai synon të paraqesë një plan paqeje për kandidatët për Shtëpinë e Bardhë, Këmellë Heris (Kamala Harris) dhe Danlld Tramp (Donald Trump).
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov.
“Nuk është hera e parë - tha z. Peskov, cituar nga agjencia Tass - që ne kemi dëgjuar deklarata të tilla nga përfaqësues të regjimit të Kievit. Ne vazhdojmë operacionin tonë special ushtarak dhe do të arrijmë të gjitha objektivat tona”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments