top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREMLINI: ANËTARËSIMI NË BASHKIMIN EUROPIAN ËSHTË E DREJTË SOVRANE E UKRAINËS | ANËTARËSIMI NË ALEANCAT USHTARAKE ËSHTË NJË TJETËR GJË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Moskë, Federata Ruse | Rusia nuk ka asnjë kundërshtim për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.

 

Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry( Peskov.

 

Kjo - komentoi z. Peskov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax - është e drejtë sovrane e çdo vendi. Ne po flasim për proceset e integrimit ekonomik.


Këtu, natyrisht, askush nuk mund t'i diktojë asgjë një vendi tjetër dhe ne nuk do ta bëjmë këtë.


Por sigurisht - shtoi ai - qëndrimi ynë është krejtësisht i ndryshëm për çështjet që lidhen me sigurinë, mbrojtjen dhe aleancat ushtarake.


Atje, ne kemi një qasje të ndryshme dhe kjo është e njohur për të gjithë”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page